Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, raporton KosovaPress.
Bëhet fjalë për rinumërimin e 1.631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. Numri i kutive të votimit është 177.
Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë ka filluar sot në mesditë.
Ndërkaq, të martën në mesnatë ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime te rregullta, sipas vendimit të KQZ-së, shkruan KosovaPress.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar sot rinumërimi i 50 vendvotimeve me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.
Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i cili ka thënë se përfundimi i rinumërimit të këtyre 50 vendvotimeve të rregullta është bërë në mesnatë dhe se u zhvillua në prezencë të vëzhguesve të akredituar.