Studentët serb të Fakultetit të Inxhinierisë “Mihajlo Pupin” të cilët u nisën nga Zrenjanini të enjten vazhduan marshimin e tyre protestues drejt Vrshacit.
Ata e kanë kaluar natën në shkollën fillore në Seçanj, ndërsa sot kanë planifikuar të ecin 40.2 kilometra.
Pas një pushimi në Bokë vazhduan drejt Konakut, Hajduçicës, Gredës së Madhe dhe do të flenë në Plandishtë. Po ashtu, një grup joformal studentësh nga Universiteti i Nishit kanë bërë të ditur se sot në atë qytet do të organizojnë një protestë me titull “Erdhëm për kasetat e njerëzve të lumtur”, shkruan N1.
Pasi arritën para Shkollës së Inxhinierisë Elektrike Nikolla Teslla dhe Shkollës Mjekësore Dr. Millenko Hagjić, u bë me dije se më pas do të shkojnë deri tek zyrat e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Nish dhe do të dekoronin në mënyrë simbolike ndërtesën dhe dhomat brenda saj.
Sot do të organizohen protesta në shumë lokacione në Novi Sad dhe studentët kanë paralajmëruar një shëtitje protestuese të quajtur “Çdo të premte – një përjashtim”.