Vazhdon moskujdesi ndaj simboleve kombëtare nga Komuna e Prishtinës

Flamuri kombëtar shqiptar i vendosur te rreth i madh në kryeqytet, vazhdon të dëmtohet qe disa herë, por ajo që bije në sy është se ai qëndron kohë të gjatë i shqyer. Kjo pasi Komuna e Prishtinës nuk kujdeset për ta zëvendësuar atë.


Qytetarët kanë dërguar video ku shihet se flamuri është shqyer. Ata kërkojnë që komuna të ketë kujdes më të madh në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e simboleve shtetërore dhe komunale, derisa zyrtarët komunal nuk janë përgjigjur KosovaPress-it.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video