Është duke vazhduar greva e kompanive të linjës së autobusëve Podujevë-Prishtinë për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimit të komunës së Prishtinës që të mos i lejojë autobusët nga kjo linjë të futen në qendër të qytetit.
Operatorët e kësaj linje thanë se do të vazhdojnë grevën deri në anulimin e vendimit nga komuna e Prishtinës, raporton KosovaPress.
Anëtari i Shoqatës së Transportit “Llapi”, Blerim Hyseni thotë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka marrë një vendim pa paralajmërim. Ai shton se kanë përkrahje nga Ministria e Transportit. Tutje, Hyseni thotë se komuna i ka detyruar që të ndalen dhe se do të qëndrojnë aty deri në shfuqizimin e vendimit.
Një tjetër anëtar i kësaj shoqate, Beqir Mustafa, tha se do të vazhdojnë grevën sa të jetë e nevojshme, deri në plotësimin e kërkesave. Ai akuzon komunën e Prishtinës për marrjen e një vendimi të paligjshëm.
Muajt e fundit ka pasur disa mosmarrëveshje mes kompanive të transportit të linjës Podujevë-Prishtinë dhe komunës së Prishtinës. Operatorët e kësaj linje kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë grevën deri në tërheqjen e vendimit nga komuna.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…