Varrimi i viktimave të tragjedisë së Koçanit do të bëhet të enjten më 20 mars

Varrimi i viktimave të tragjedisë së Koçanit do të bëhet të enjten më 20 mars

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QKK), Stojançe Angelov, në konferencën e sotme për media, bëri të ditur se varrimi i 59 të vrarëve në Koçan do të bëhet të enjten, më 20 mars, ndërsa ora e saktë do të bëhet e ditur më vonë, shkruan TV 21.


“Në varrim do të marrin pjesë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Shenjtëria e tij Stefan, si dhe disa peshkopë nga Sinodi. Kisha po bën gjithçka që këta fëmijë të largohen në mënyrë sa më dinjitoze”, tha Angelov, transmeton KosovaPress.

Përndryshe, si pasojë e zjarrit që përfshiu një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, kanë vdekur 59 persona dhe janë lënduar 118 të tjerë.

Lexo edhe

Video