Valdete Idrizi: Së shpejti vuloset fitorja e Partisë Demokratike dhe e Bedri Hamzës si kryeministër

Valdete Idrizi: Së shpejti vuloset fitorja e Partisë Demokratike dhe e Bedri Hamzës si kryeministër

Valdete Idrizi, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, vazhdon angazhimin e saj duke u takuar me qytetarët në çdo lagje e fshat të Mitrovicës. Idrizi që mban numrin 36 në listën e PDK-së ka zhvilluar një seri takimesh frymëzuese me qytetarët e Lagjes Ilirida, Shipol, dhe fshatit Kqiq të MItrovicës.

Ajo ka shpërndar në llogarin e saj në facebook pamje nga këto tubime ku ka marr pjesë edhe kandidati për kryeministër z. Bedri Hamza.

„Kçiqi definitivisht ka puls! Falemnderit nga zemra për gjithë këtë mobilizim dhe mbështetje! Së shpejti vuloset fitorja e Partisë Demokratike dhe e Bedri Hamzës Kryeministër“, ka shkruar ajo për takimin me banorët e Kqiqit.


Poashtu ajo ka falenderuar edhe banorët e dy lagjeve më të mëdha në Mitrovicë, Ilirida e Shipol

„liridë, të falemnderit! . Era e fitores nuk është ndryshe, veq kështu si sonte. Të gjithë bashkë drejt fitores” shkroj ajo për tubimin me banorët e Iliridës. Ndërsa në një postim tjetër për tubimin në Shipol ajo shkrojë: – „Edhe Shipoli ishte i jashtëzakonshëm sonte. Çfarë energjie fantastike për fitoren e 9 Shkurtit. Falemnderit nga zemra“

Ky angazhim i saj tregon dedikimin e thellë për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndihmuar në forcimin e komunitetit, duke mbështetur programin e Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim dhe mirëqenie sociale.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video