Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës Valdete Idrizi e cila në listën zgjedhore mban numrin 36, ka falënderuar për entuziazëm dhe mobilizim qytetarët e Studençanit.
Idrizi tha se këta qytetarë sa here ishte nevoja janë angazhuar dhe kanë kontribuar.
“Çfarë entuziazmi dhe mobilizimi i jashtëzakonshëm në Studençanin e bukur. Ju faleminderit o njerëz të mirë për gjithë atë kontribut që saherë ka qenë nevoja për angazhim e kontribut, ju ishit aty. Bashkë drejt fitores së Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamzës”, ka shkruar Idrizi në rrjetin social Facebook.
Artikull i sponsorizuar