Lily Sastry, vajza e Rowan Atkinson, ka folur për herë të parë rreth divorcit të prindërve të saj, duke thënë se ndarja i ka shkaktuar “errësirë” dhe “kaos”.
Aktori i njohur për rolin e “Mr Bean”, 70 vjeç, u nda nga Sunetra Sastry në vitin 2015 pas 24 vitesh martesë.
Sunetra, 67 vjeç, mori një divorc për shkak të “sjelljes së tij të paarsyeshme”.
Lily, tani 30 vjeç, tha se ka kaluar shumë vetmi dhe kaos gjatë njëzetave të saj dhe shpjegoi se ndjehej e humbur, duke filluar të ndihej më normale vetëm në vitet e vona të të njëzetave, shkruan Daily Mail, përcjellë KosovaPress.
Lily, e cila jeton në Londër, është aktualisht artiste profesionale dhe pati ekspozitën e saj të parë në një galeri të pavarur vitin e kaluar. Ajo ndryshoi mbiemrin nga Atkinson në Sastry në vitin 2017, çka shkaktoi spekulime për mundësinë e një ndarjeje mes saj dhe babait të saj.
Ajo e përshkroi udhëtimin e saj si të vështirë, duke thënë se arti ishte ajo që e ndihmoi të kalonte përmes vuajtjeve dhe të gjente kuptim dhe një qëllim në jetë.
Rowan dhe Sunetra kanë gjithashtu një djalë, Ben Atkinson, 31 vjeç, oficer në regjimentin Royal Gurkha.
Rowan ka pasur një lidhje me aktoren Louise Ford, me të cilën u takua në vitin 2013 gjatë shfaqjes së një komedie në West End.
Pas ndarjes, Rowan u vendos në një shtëpi prej 4 milionë paundësh në Hampstead, ndërsa Sunetra jeton në një vilë prej 21 milionë paundësh në Londër, transmeton KosovaPress.
Rowan ka fituar një pasuri të madhe prej rreth 70 milionë paundësh, falë karrierës së tij të suksesshme si aktor.