Në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve ushtarake, Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar “Trajnimin taktika me njësi të vogla (TTNJV)” për gjeneratën e parë të këtij viti.
Sipas njoftimit, ky trajnim vlerësohet të jetë njëri ndër trajnimet më specifike që realizon KFT-ja, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra, ku kërkohet sfidë dhe angazhim i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit.
Komanda e Forcave Tokësore arrin që me profesionalizëm, përkushtim dhe disiplinë të lartë, të realizojë trajnime të nivelit të avancuar për të arritur qëllimin dhe objektivat FSK-së, me qëllim të përmbushjes së misionit, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.