Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66

Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66

Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke  dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës, është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66.

Sipas një njoftimi të FSK-së, ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.


“Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, thuhet në njoftim.

Video