Universiteti më i vjetër i Irlandës emëron ndërtesën e parë me emrin e një gruaje

Universiteti më i vjetër i Irlandës emëron ndërtesën e parë me emrin e një gruaje

Kolegji Trinity në Dublin është themeluar nga Mbretëresha Elizabeta I, por për më shumë se 400 vjet çdo ndërtesë në kampusin prestigjioz universitar ka mbajtur emrin e një burri. Këtë muaj, një bibliotekë kryesore, më parë e emërtuar sipas një mbështetësi të skllavërisë, do të mbajë emrin e poetes së njohur irlandeze, Eavan Boland, raporton CNN, përcjellë KosovaPress.

“Poezia e Boland riktheu gratë në histori”, tha Mary Robinson, ish-presidente e Irlandës, përcjellë KosovaPress.

Biblioteka, një kryevepër e arkitekturës brutaliste, u hap në 1967 dhe një dekadë më vonë mori emrin e filozofit George Berkeley, i cili mbështeti skllavërinë.


Gjatë lëvizjes Black Lives Matter, studentët kërkuan ndryshimin e emrit, duke nisur një proces trevjeçar.

“Mbajtja e emrit të Berkeley do të ishte një miratim i heshtur i një të kaluare të padrejtë”, tha Philomena Mullen, profesoreshë e studimeve mbi personat me ngjyrë të zezë, përcjellë KosovaPress.

Nga 855 propozime, Boland u zgjodh për angazhimin e saj në përfshirjen e zërave të grave në histori.

Poete feministe dhe drejtoreshë e shkrimit krijues në Stanford, ajo la një ndikim të madh deri në ndarjen nga jeta në 2020.

Video