Në 55-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës u tha se ky institucion po shënon rezultate të theksuara në arsimin e lartë.
Rektori, Arben Hajrullahu, theksoi se Universiteti i Prishtinës është ndërtuar mbi përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë besuar në fuqinë e dijës.
Ai tha se qëllimi dhe misioni i Universitetit të Prishtinës është përcjellja e dijes dhe frymëzimi i ndryshimeve shoqërore për një të ardhme të mirë.
“Universiteti i Prishtinës është i ndërtuar mbi përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithë atyre që besojnë ë fuqinë e dijës. Çdo studentë, profesor dhe partnerë është i hallkës së domosdoshëm të këtij zinxhiri të suksesit. Le të punojmë së bashku që Universiteti i Prishtinës të mos jetë thjesht një institucion që i reziston kohës, por një motor i fuqishëm i zhvillimit drejt një të ardhme më të ndritur. Le të punojmë me vepra se arsimi nuk është thjesht një përcjellje e dijës por një frymëzim i ndryshimeve shoqërore për një të ardhme më të mirë. Ky është qëllimi dhe misioni i Universitetit të Prishtinës”, tha ai.
Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se Universiteti i Prishtinës, përkundër sfidave po shënon rezultate të theksuara.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja tha se Universiteti i Prishtinës është një histori e Kosovës.
Në ceremoninë e shënimit të 55 vjetorit të UP-së u nderuan me mirënjohje të gjithë që kanë kontribuar për këtë institucion./KosovaPresss/