Ukraina tregon shpejtësinë e regjistruar të raketës së re ruse

Ukraina tregon shpejtësinë e regjistruar të raketës së re ruse

Shërbimi i inteligjencës ushtarake HUR njoftoi sot se raketa e re balistike, të cilën rusët e hodhën dje në qytetin ukrainas Dnipro, ishte ndërkontinentale dhe ndoshta një raketë e tipit Cedar.

Tri vjet më parë mediat ruse raportuan se këto janë raketa të reja balistike ndërkontinentale që Rusia do të zhvillojë në vitet 2023-2024, për të zëvendësuar modelin e vjetër Yars ICBM.


Raketa mori 15 minuta për të arritur në Dnipro pasi u lansua nga rajoni  Astrakhan, sipas HUR. Ai gjithashtu thotë se raketa kishte gjashtë koka luftarake.

Predha udhëtoi drejt objektivit me shpejtësi prej 11 Mach – 13 mijë e 583 kilometra në orë.

Lexo edhe

Video