Ukraina thotë se bisedimet me SHBA-në “filluan në mënyrë shumë konstruktive”

Ukraina thotë se bisedimet me SHBA-në “filluan në mënyrë shumë konstruktive”

Zyrtari i lartë ukrainas, Andriy Yermak tha të martën se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës “kanë nisur në mënyrë shumë konstruktive”, raporton CNN.

“Takimi me ekipin amerikan filloi në mënyrë shumë konstruktive dhe ne po punojmë për të sjellë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Yermak, i cili është shefi i stafit të presidentit të Ukrainës, përcjellë KosovaPress.

Yermak është pjesë e ekipit negociator të Ukrainës, së bashku me ministrin e jashtëm të vendit, ministrin e mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë, të cilët zhvillojnë takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz, në Arabinë Saudite.

Takimi i sotëm ndërmjet zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas është duke u zhvilluar tani në hotelin Ritz-Carlton në Xheda, Arabinë Saudite.

Zyrtarët refuzuan të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve që bëheshin me zë të lartë për ndihmën ushtarake të ndërprerë të SHBA-së dhe propozimin ukrainas për një armëpushim të pjesshëm, ndërsa u ulën përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të gjatë druri.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Arabisë Saudite dhe ministri i Jashtëm u ulën në krye të tavolinës, përcjellë KosovaPress.


Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është ulur pranë Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz.

Nga ana ukrainase, ndihmësi kryesor i Presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, është në qendër, me Ministrin e Jashtëm Andri Sybiha dhe Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov pranë tij.

Tensionet mes SHBA-së dhe Ukrainës u përshkallëzuan pas takimit të tensionuar të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy me presidentin e SHBA-së Donald Trump gjatë vizitës së tij në Washington, pas të cilit SHBA-ja njoftoi një pauzë në ndihmën për Ukrainën.

Ditët e fundit kanë treguar shenja të zbutjes së marrëdhënieve, me Waltz javën e kaluar që e përshkroi gatishmërinë e Zelenskyt për të negociuar me Rusinë si “hap pozitiv përpara” drejt përfundimit të konfliktit.

Delegacioni amerikan u takua më parë me zyrtarë rusë në kryeqytetin saudit më 18 shkurt, duke shënuar diskutimet më të gjera midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/delegacioni-amerikan-do-te-takohet-me-zyrtare-ukrainas-ne-riad-javen-e-ardhshme

https://kosovapress.com/zelensky-tregon-perberjen-e-delegacionit-ukrainas-ne-takimin-me-zyrtaret-amerikane

Lexo edhe

Video