Uji dhe rryma, Kurti del me mesazh për qytetarët

Uji dhe rryma, Kurti del me mesazh për qytetarët

Kryeministri Albin Kurti ka siguruar qytetarët se institucionet dhe ndërmarrjet publike janë duke punuar me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.


Ai në një postim në Facebook ka postuar video nga vizita e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli në Mitrovicë.

Për t’u ofruar qytetarëve furnizim me ujë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, kompanitë rajonale të ujit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Zjarrfikësit e Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës kanë vendosur autobotet në Lagjen e Boshnjakëve, në tri lokacione përfshirë në sheshin e qytetit në Mitrovicë, në Zveçan – afër Kuvendit Komunal, si dhe në Drenas, Skënderaj dhe Fushë Kosovë ku gjatë ditës ka pasur reduktime.

Lexo edhe

Video