Sot në varrezat e dëshmorëve i është dhënë lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika, i vrarë nën rrethana ende të paqarta mbrëmë në Kaçanik.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca vrasjen e policit Muhamed Lika, e ka cilësuar akt kriminal kundër shtetit të Kosovës. Ai ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet sa më shpejt dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë, raporton KosovaPress.
“Ai u vra pabesisht në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga një dorë e zezë, nga një dorë e ligë, e cila duke shtënë mbi Muhamedin, e ka drejtuar armën kundër vetë shtetit tonë, kundër Republikës së Kosovës…”, tha Konjufca.
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se janë duke punuar për kapjen sa më parë të autorit/autorëve të vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika.
“Vrasja e rreshter Muhamedit është goditje për të gjithë ne, sepse sulmi ndaj uniformës së Policisë së Kosovës është sulm ndaj institucioneve dhe Republikës sonë… Ripërsërisim thirrjen tonë kolektive ndaj dorasit apo dorasëve që të dorëzohen”, tha Gashani.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha tha se ky akt kriminal është një sulm ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë, derisa ka kërkuar reagim të fortë nga të gjitha institucionet e vendit.
“Muhamedi do të mbetet një figurë e rëndësishme e historisë së Policisë së Kosovës…”, tha Hoxha.
Përfaqësuesi i organizatës së veteraneve të UÇK-se, Xhabir Zharku ka vlerësuar lart figurën e rreshterit Muhamed Lika.
Zharku: Muhamed Lika ishte në shërbim të atdheut, mbrëmë na u vra liria
Video:
“Sot jemi trishtuar kur morëm lajmin se është vrarë luftëtari i lirisë. Ai që la rininë, ai i cili gjithçka vuri në shërbim të atdheut. Mbrëmë neve na është vrarë liria, prandaj nuk mund të jemi të qetë, të ndihemi mirë derisa akterët e këtij krimi makabër nuk dalin para drejtësisë…”, tha Zharku.
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi po ashtu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë dhe prokurorisë që sa më shpejt autorët e krimit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Në emër të familjareve Rushan Ceku, ka kujtuar disa nga momentet më të mira me Muhametin.
Muhamed Lika u vra mbrëmë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’, rreth orës 23:00.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
/KosovaPress/