Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa ishin duke patrulluar në Podujevë, të enjten kanë hasur në një automjet të ndalur.
Sipas policisë, çifti në automjet ishin duke u rrahur mes vete.
“Njësiti policor deri sa ka qenë duke patrulluar, ka hasur në një automjet të ndalur ku çifti që ishin në automjet ishin duke u rrahur mes vete. Palët janë dërguar në emergjencë, kanë marrë tretman mjekësor dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.