Trump vazhdon me tarifat për importet nga Kanadaja dhe Meksika

Trump vazhdon me tarifat për importet nga Kanadaja dhe Meksika

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po vazhdon me zbatimin e tarifave ndaj Kanadasë dhe Meksikës sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (IEEPA) për të luftuar kërcënimin e jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare të SHBA, duke përfshirë shëndetin publik të paraqitur nga trafiku i pakontrolluar i drogës.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardh, derisa  Trump i dha Kanadasë dhe Meksikës mundësi të mjaftueshme për të frenuar aktivitetin e rrezikshëm të kartelit dhe fluksin e drogës vdekjeprurëse që rrjedh në vendin tonë, ata nuk kanë arritur të trajtojnë siç duhet situatën, raporotn KosovaPress.


“Rrjedha e drogave kontrabandë si fentanili në Shtetet e Bashkuara, përmes rrjeteve të shpërndarjes së paligjshme, ka krijuar një emergjencë kombëtare, duke përfshirë një krizë të shëndetit publik. Organizatat meksikane të trafikut të drogës, trafikantët kryesorë në botë, veprojnë të papenguara për shkak të një marrëdhënieje të patolerueshme me qeverinë e Meksikës. Qeveria e Meksikës ka ofruar strehë të sigurta për ata që të angazhohen në prodhimin dhe transportin e lëndëve narkotike të rrezikshme, të cilat së bashku kanë çuar në vdekjen nga mbidoza e qindra mijëra viktimave amerikane. Shitësit e drogës në Meksikë, njihen për brutalitetin ekstrem, korrupsionin dhe kontrollin mbi rajone të tëra të Meksikës.

Grupet Sinaloa dhe Jalisco prodhojnë substanca në laboratorët klandestinë që ata mbikëqyrin në Meksikë, në formë pluhuri dhe të shtypur në pilula false, dhe e trafikojnë atë në Shtetet e Bashkuara përmes shumë pikave hyrëse që ata kontrollojnë dhe 97% e konfiskimeve ndodhin në kufirin SHBA-Meksikë, raporotn KosovaPress.

Kjo aleancë me qeverinë meksikane rrezikon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne duhet të zhdukim ndikimin e këtyre karteleve të rrezikshme.

Lexo edhe

Video