Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se po shqyrton vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë derisa të arrihet një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.
“Bazuar në faktin se Rusia po godet rëndë Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke menduar fort për sanksione bankare në shkallë të gjerë, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e paqes”, tha Trump në Truth Social, transmeton AA.
Trump gjithashtu i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që “të shkojnë në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë”.