Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka folur sonte nga Mar-a-Lago, Florida, për takimin e sotëm në Arabinë Saudite me Rusinë.
Ai tha se ishte më i sigurt në marrëveshjen e paqes pas bisedimeve ku mori pjesë sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio.
Trump tha gjithashtu se ai nuk do të kundërshtonte që një forcë paqeruajtëse evropiane të vendoset në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
“Nëse ata duan ta bëjnë këtë, do të ishte mirë”, tha Trump, duke shtuar se SHBA “nuk do ta kundërshtonte atë”.
“E di që Franca e përmendi. Të tjerë e përmendën, Britania e Madhe e përmendi”, shtoi ai, duke e quajtur atë një “gjest të bukur”.
Trump tha se mund të kishte “bërë një marrëveshje” për Ukrainën nëse do të kishte qenë president i SHBA-së kur shpërtheu lufta.
“Unë mund të kisha bërë një marrëveshje për Ukrainën që do t’u jepte atyre pothuajse të gjithë tokën. I gjithë, pothuajse i gjithë vendi. Dhe asnjë person i vetëm nuk do të vritej dhe asnjë qytet i vetëm nuk do të shkatërrohej. Ata kishin një vend në tryezë për tre vjet dhe shumë më parë. Kjo mund të ishte zgjidhur shumë lehtë,” tha ai.