Trump: SHBA duhet të ketë Grenlandën

Trump: SHBA duhet të ketë Grenlandën

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se vendi i tij “duhet ta ketë Grenlandën” për sigurinë globale.

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë se kontrolli amerikan i Grenlandës është një çështje paqeje “për të gjithë botën”, jo vetëm për SHBA-në, raporton CNN.

“Ne kemi nevojë për Grenlandën gjë që është shumë e rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të kemi Grenlandën. Nuk është çështja nëse mund të bëjmë pa të. Ne nuk mundemi. Shikoni, ju keni anije luftarake në të gjithë vendin që kalojnë pikërisht nga Grenlanda. Ne nuk do ta lejojmë këtë,” tha Trump.

Trump tha se beson se Danimarka dhe Bashkimi Evropian e kuptojnë pozicionin e tij për rëndësinë e territorit, por shtoi një paralajmërim.


“Dhe nëse ata nuk e kuptojnë, ne do të duhet t’ua shpjegojmë atë,” tha ai, transmeton KosovaPress.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe gruaja e tij po vizitojnë sot territorin gjysmë autonom danez, duke e bërë Vance zëvendëspresidentin e parë të SHBA-së që viziton Grenlandën.

“Ata do të jenë përfaqësues të mirë të vendit tonë”, tha presidenti Trump.

Kujtojmë, Grenlanda e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se kundërshton aneksimin dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen i ka bërë thirrje Trump që të respektojë “rregullat themelore të sovranitetit”.

Një sondazh i kryer në janar tregoi se 85% e grenlandezëve nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së dhe pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se interesi i Trump përbën një kërcënim.

Lexo edhe

Video