Trump: Rusia ka frikë nga NATO shkaku i SHBA-së

Trump: Rusia ka frikë nga NATO shkaku i SHBA-së

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Rusia ka frikë nga Aleanca Veri-Atlantike ekskluzivisht për shkak të pjesëmarrjes së amerikanëve.

“NATO kishte mbaruar derisa mbërrita unë,” tha Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, transmeton KosovaPress.

“Presidenti Putin do t’ju tregojë se pa SHBA ai nuk do të shqetësohej, por ai shqetësohet kur Shtetet e Bashkuara të përfshihen,” shtoi ai.


Trump gjithashtu deklaroi se sekretarët e mëparshëm dhe të tanishëm të NATO -s i kishin thënë se: “Sikur nuk do të kishte Trump, nuk do të kishte NATO, sepse ne paguam kostot e pothuajse të gjitha vendeve të tjera”.

Duke folur mbi një luftë të mundshme me Kinën, presidenti Trump tha se SHBA nuk dëshiron luftë, por “nëse vjen deri tek kjo ne jemi jashtëzakonisht të përgatitur.”

Trump hodhi poshtë raportet se këshilltari i tij Elon Musk do të njihet me planet amerikane për luftën eventuale me Kinën, duke theksuar se Musk “ka punë në Kinë” dhe mund të ishte “i prekshëm për shkak të kësaj”.

Lexo edhe

Video