Donald Trump pas betimit si president i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se Amerika së shpejti do të jetë edhe më e jashtëzakonshme si kurrë më parë, derisa paralajmëroi se sot do të nënshkruajë disa dekrete.
Ai tha se po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me besimin që do ta bëjnë një Amerikë më të mirë, por fillimisht duhet të merren me sfidat që ballafaqohen.
“Liritë tona dhe fati i shtetit tonë nuk do të mohohet më dhe ne do t’i kthejmë dinjitetin qeverisë tonë. Nuk është e lehtë të marrë republikës, janë përpjekur të më marrin lirinë por edhe jetën por besova atëherë dhe besoj që jeta më kursej për një arsye, që t’i kthej Amerikës madhështinë për këtë arsye çdo ditë do të punojmë për që ta trajtojmë çdo sfidë dhe ta kthejmë sigurinë për qytetarët e çfarëdo lloj race e ngjyre. Për qytetarët amerikan sot është dita e lirisë, dita e çlirimit”, tha ai duke shtuar se sot do të nënshkruaj disa dekrete, duke thënë se së pari do të shpallë emergjencën kombëtare në kufirin jugor.
Sipas tij, të gjitha hyrjet e paligjshme do të ndalohen dhe do të kthehen të gjithë të huajt kriminel që kanë hyrë ilegalisht, do të dërgojë trupa në kufirin jugor për të kthyer mbrapsht shkatërrimin e vendit tonë.
Ai tha se përmes dekreteve sot do të shpallë emergjencë kombëtare elektrike, duke shtuar se do t’i dhënë fund marrëveshjes për industrinë e gjelbër.