Trump: Raportet se SHBA e Izraeli do ta bëjnë copë-copë Iranin janë ekzagjeruar

Trump: Raportet se SHBA e Izraeli do ta bëjnë copë-copë Iranin janë ekzagjeruar

Presidenti Donald Trump ka hedhur poshtë raportet se SHBA dhe Izraeli do të nisin një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se ai dëshiron të arrijë një marrëveshje me Teheranin.

“Unë dua që Irani të jetë një vend i madh dhe i begatë, por një vend që nuk mund të ketë armë bërthamore. Raportet se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Izraelin, do ta bëjnë copë-copë Iranin, janë ekzagjeruar shumë”, shkroi Trump në Truth Social, duke mos qartësuar se cilat janë raportet që ai po iu referohej.


“Mua do të më pëlqente të arrihej një marrëveshje të verifikuar paqe bërthamore, e cila do t’i lejojë Iranit të zhvillohet dhe të përparojë në mënyrë paqësore. Ne duhet të fillojmë të punojmë për të menjëherë dhe të kemi një festë të madhe në Lindjen e Mesme kur të nënshkruhet dhe të përfundojë,” shtoi Trump.

Kujtojmë, Trump rivendosi dje politikën e tij të “presionit maksimal” ndaj Iranit, duke përfshirë përpjekjet për të reduktuar eksportet iraniane të naftës në zero, për të parandaluar Teheranin të bëhet me armë nukleare. Kjo lëvizje kthehet në politikën e ashpër të SHBA-së ndaj Iranit që Trump zbatoi gjatë mandatit të tij të parë. Irani tha sot se strategjia do të pësojë një dështim tjetër.

Lexo edhe

Video