Trump: Operacioni përfundoi, pacienti po shërohet – Amerika do të jetë më e fortë se kurrë

Trump: Operacioni përfundoi, pacienti po shërohet – Amerika do të jetë më e fortë se kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një mesazh në rrjetin e tij social, Truth Social, ku krahasoi gjendjen e Amerikës me një pacient që ka kaluar një operacion, por që tani është në rrugë të shërimit, shkruan KosovaPress.

“Operacioni përfundoi. Pacienti mbijetoi dhe është duke u shëruar. Prognoza tregon se pacienti do të jetë dukshëm më i fuqishëm, më i madh, më i mirë dhe më i qëndrueshëm se kurrë më parë. Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe!”, shkroi Trump.

Ky mesazh i Donald Trump erdhi pas vendimit të tij për vendosjen e tarifave të reja tregtare, duke përfshirë një tarifë minimale prej 10% për të gjitha mallrat e importuara në SHBA. Disa vende do të përballen me tarifa edhe më të larta, bazuar në atë që administrata e Trump i cilëson si praktika të padrejta tregtare ose tarifa të larta ndaj eksporteve amerikane, shkruan KosovaPress.


Lexo edhe: https://kosovapress.com/dita-e-clirimit-trump-vendos-tarifa-20-per-importet-nga-be-te-pakten-10-per-te-tjeret

Ndër vendet më të prekura nga këto tarifa janë disa ekonomi në zhvillim në Azi dhe Afrikë, si Kamboxhia (49%), Laosi (48%), Vietnami (46%), Mianmari (44%) dhe Madagaskari (47%). Gjithashtu, vende të zhvilluara si Zvicra (31%), Afrika e Jugut (30%) dhe Bashkimi Evropian (20%) janë në shënjestër të këtyre masave. ​

Sa i përket Ballkanit, Serbia është goditur më së shumti nga këto tarifa (37%), ndërsa më së paku janë prekur Kosova dhe Shqipëria (10%).

Lexo edhe: https://kosovapress.com/tarifat-e-trump-per-rajonin-me-e-goditura-serbia

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video