Pas bisedimeve të suksesshme me Ukrainën për një armëpushim, një delegacion amerikan është nisur drejt Moskës, sipas presidentit amerikan Donald Trump.
Trump në një pritje për kryeministrin e Irlandës, Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë, tha se “Njerëzit tanë që shkojnë në Rusi tani”, përcjell ATSh.
Donlad Trump tha se bisedimet me Kievin në Xhedah, në Arabinë Saudite, kishin qenë një “sukses i madh”.
Trump tha se ”tani është në dorën e Rusisë”.
Të martën, një delegacion ukrainas deklaroi gatishmërinë e tij për të rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm gjithëpërfshirës 30-ditor.