Trump fiton zgjedhjet presidenciale 2024

Trump fiton zgjedhjet presidenciale 2024

Kandidati i republikanëve, Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në Amerikë sipas projeksionit të CNN.

Ndonëse, gjatë gjithë fushatës zgjedhore flitej për një garë të ngushtë mes Trump dhe kundërkandidates demokrates, Kamala Harris, republikani, Trump arriti fitoren dhe rikthimin në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas CNN, Trump, ka siguruar 276 vota, prej 270 votave të  nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president.


Gjatë një paraqitjeje të tij para mbështetësve në Florida, Donald Trump tha se do ta ndihmojë shtetin “të shërohet”.

Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente e Amerikës, dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.

Lexo edhe

Video