Trump do rrisë në 50% tarifat për çelikun dhe aluminin që hyjnë nga Kanadaja në SHBA

Trump do rrisë në 50% tarifat për çelikun dhe aluminin që hyjnë nga Kanadaja në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka shpërndarë në rrjetet sociale se do të rrisë tarifat për të gjithë çelikun dhe aluminin që hyjnë në SHBA nga Kanadaja në 50%. Postimi i Trump në Truth Social thotë: “Bazuar në vendosjen e një tarife prej 25% nga Ontario, Kanada, për ‘elektricitetin’ që hyn në Shtetet e Bashkuara, kam urdhëruar Sekretarin tim të Tregtisë që të shtojë një Tarifë TË PLOTË 25% TË MËTEJSHME”.

Dje, kryeministri i Ontarios, Doug Ford, njoftoi një shtesë prej 25% për elektricitetin që dërgohet në SHBA, shkruan BBC.

Rreth 1.5 milionë shtëpi dhe biznese amerikane në shtetet veriore të kufirit, si New York, Michigan dhe Minnesota, do të preken nga ky ndryshim.

“Tarifat e Presidentit Trump janë një katastrofë për ekonominë amerikane. Po bëjnë jetën më të shtrenjtë për familjet dhe bizneset amerikane,” tha Ford në një deklaratë të hënën.


Në konferencën e shtypit të hënën, Ford kërcënoi të shtonte masat më tej nëse SHBA rrit tarifat ndaj Kanadasë, transmeton KosovaPress.

“Unë nuk do të hezitoj të rris këtë tarifë nëse është e nevojshme,” tha ai. “Nëse SHBA eskalon, nuk do të hezitoj të ndërpres elektricitetin krejtësisht.” Lajmet më të reja mbi komentet e Trump-it thonë se ai do të rrisë tarifat për të gjithë çelikun dhe aluminin që hyjnë në SHBA nga Kanadaja me 50%.

Ai thotë se ky veprim do të hyjë në fuqi nesër në mëngjes dhe është një përgjigje ndaj Qeverisë Kanadeze që ka vendosur një tarifë prej 25% për eksportet e elektricitetit në SHBA.

Trump shkruan në rrjetet sociale: “Shpejt do të shpall një Emergjencë Kombëtare për Elektricitetin brenda zonës së kërcënuar. Kjo do të lejojë SHBA-në të bëjë shpejt atë që duhet për të lehtësuar këtë kërcënim të abuzuar nga Kanada”, transmeton KosovaPress.

“Po ashtu, nëse tarifa të tjera të rëndësishme dhe afatgjata nuk do të hiqen nga Kanada, unë do të rris ndjeshëm, më 2 prill, tarifat për makinat që hyjnë në SHBA, të cilat do ta çojnë, praktikisht, në mbylljen përfundimtare të industrisë së prodhimit të makinave në Kanada”.

Lexo edhe

Video