Donald Trump u betua të hënën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke shënuar një rikthim politik. Fillimisht është betuar zëvëndëspresidenti amerikan, JD Vance.
Në një ceremoni të organizuar në Rotondën e Kapitolit, Trump ai u betua para Gjykatësit të Lartë, John Roberts. Trump u betua me dorë në një bibël që daton nga 1861-a.
Miliarderët e teknologjisë, të propozuarit e kabinetit dhe ish presidentët janë të pranishëm në ceremoninë që po mbahet në Kapitol, e cila u zhvendos brenda për herë të parë në dekada për shkak të të ftohtit të hidhur, transmeton KosovaPress.
Ndër të ftuarit në Kapitol janë ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-zonja e parë Hillary Clinton; Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump që do të drejtojë Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE); CEO i Apple, Tim Cook; CEO i Meta Mark Zuckerberg dhe prezantuesi i podcast-it Joe Rogan.