Presidenti amerikan Donald Trump pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky takim ky i cili përfundoi me shumë tensione, ka akuzuar këtë të fundit se ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.
“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.”, ka shkruar ai në X, raporotn KosovaPress.
Përndryshe, takimi në mes dy presidentëve eskaloi në akuza, derisa Zelensky shihej pak hapësirë për biseda.
“Ti nuk je vërtet në pozitë të mirë tani,” e qortoi Trump Zelensky, duke ngritur zërin.
“Ju jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore,” vazhdoi presidenti i SHBA, raporton CNN.