“Tri qytete, tri orë”: Protesta në Qupri për unitetit dhe solidaritet

“Tri qytete, tri orë”: Protesta në Qupri për unitetit dhe solidaritet

Studentët nga Jagodina dhe Paraqini të cilët arritën këmbë në Qupri për protestën e titulluar “Tre qytete, tre orë”.

Kjo, sipas N1, është bllokada e parë në Qupri të Serbisë, studentët dhe maturantët nga Quprija u organizuan për të mbledhur kolegë nga dy qytetet për të bashkuar Pomoravljen, me qëllim të unitetit dhe solidaritetit.

Studentët nga Jagodina dhe Paraqini janë nisur nga qytetet e tyre në këmbë drejt Quprisë, duke u nisur drejt urës që është bllokuar nga ora 15.00.

Studentja nga Quprija, Vanja Milosavljeviq thotë se plani është që të takohen me kolegët këmbësor që arrijnë rreth orës 15:00.


“Një kalim në tapetin e kuq, shkëmbim flamujsh, aktivitete studentore, më pas shkëmbim librash, më pas fjalime të studentëve nga të tre qytetet dhe 15 minuta heshtje”. Më pas qarkullimi kthehet në normalitet dhe mbeturinat mblidhen, aty përfundon aksioni”, thotë ajo.

Ky, thekson ajo, është aksioni i parë i madh me kolegë nga Paraqini dhe Jagodina.

“Jemi të kënaqur që kolegët tanë u përgjigjën, që është një aksion solidariteti dhe bashkimi, na vjen mirë që ata iu përgjigjën thirrjes, po e lidhim Pomoravljen”, thotë ajo.

Ura që bllokua është ajo e Moravës, e cila lidh Jagodinën me Quprin dhe më tej me Paraqinin.

Lexo edhe

Video