Partitë politike kanë vazhduar edhe të mërkurën shpalosjen e programit të tyre zgjedhor.
Gjatë fjalimeve, nuk kanë munguar kritikat e tyre për njëri-tjetrin.
Me premtime që kryesisht përfshijnë ekonominë, shëndetësinë, arsimin e sigurinë, kandidatët kanë kërkuar nga qytetarët mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në tubimet që janë mbajtur në komuna të ndryshme të Kosovës, tash kur zgjedhjet janë tri ditë larg, kandidatët që synojnë postin e kryeministrit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dielën të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim./KosovaPress