Treni del nga binarët, një i vdekur në Indi

Treni del nga binarët, një i vdekur në Indi

Të paktën një pasagjer ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga binarët sot në shtetin Odisha të Indisë.

Treni po udhëtonte nga qyteti Bengaluru i Indisë jugore drejt qytetit të Kamakhya, destinacioni i tij, kur doli nga binarët në orën 11:54 me kohë lokale.

Qindra pasagjerë mbetën të bllokuar, ndërsa autoritetet u përpoqën të organizonin një tren zëvendësues, transmeton KosovaPress.

Drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës Odisha, Sudhansu Sarangi, konfirmoi se shtatë pasagjerë u plagosën dhe u dërguan në një spital. Megjithatë, zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar ndonjë viktima në aksident. Një dëshmitar okular në vendngjarje tha për Independent se një person vdiq dhe tetë u dërguan në spital, ndërsa dhjetëra u plagosën.


Incidenti në Odisha vjen pothuajse dy vjet pasi shteti pa një nga aksidentet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Indisë, kur një përplasje midis tre trenave la të vdekur rreth 300 njerëz dhe mbi 1000 të plagosur.

“Ne nuk e dimë pse ndodhin shpesh fatkeqësitë e trenave në Odisha. Po dëgjojmë se disa punë po vazhdonin dhe nuk ishte bërë siç duhet për të cilën ndodhi fatkeqësia,” tha një pasagjer për OTV news.

Më 22 janar 2025, të paktën 13 njerëz vdiqën pasi pasagjerët zbritën nga një tren, pasi u goditën nga një tren tjetër me shpejtësi të lartë në rrethin Jalgaon të Maharashtra.

Sipas raportit të fundit nga Komisioni i Sigurisë Hekurudhore, numri i aksidenteve hekurudhore në Indi u rrit nga 35 sa ishte në vitet 2021-2022 në gjithsej 48 në vitet 2022-2023.

Lexo edhe

Video