Tre të vrarë nga të shtënat në SHBA

Tre të vrarë nga të shtënat në SHBA

Tre persona u vranë nga të shtënat në Louisville në shtetin juglindor amerikan Kentucky të premten, sipas policisë lokale.

Incidenti ndodhi në mesditë pranë zyrës së licencës së shoferit DMV, njoftoi Departamenti i Policisë Metro të Louisville në X.


Policia gjeti dy gra të plagosura dhe trupin e një burri në vendin e krimit. Dy gra u transportuan në një spital ku vdiqën nga plagët e marra, tha policia.

Nuk dihen nëse ka të dyshuar për të shtënat, por policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën ku kanë ndodhur të shtënat.

Lexo edhe

Video