Tre për qind rritje e aksioneve të Nike falë Kim Kardashian

Tre për qind rritje e aksioneve të Nike falë Kim Kardashian

Kim Kardashian është gati të sjellë ndryshime për Nike falë një marrëveshjeje të re me gjigantin e veshjeve sportive që po përjeton një humbje të rëndë.

Ylli i reality show “Keeping up ëith the Kardashians”, ka nxitur një rritje të fatit të markës me lajmin për një partneritet në fushën e veshjeve modeluese. Kim i tha 358 milionë ndjekësve të saj në Instagram, “Prezentoj NikeSKIMS. Një markë e re që do të dalë këtë pranverë për ata që janë të obsesionuar me trupin.”, përcjell KosovaPress.

“Dizajnuar për të modeluar dhe inxhinieruar për të performuar.”, ka shkruar Kardashian.


Ky njoftim shkaktoi një rritje prej tre për qind në çmimin e aksioneve të Nike, e cila ka humbur pothuajse një të tretën e vlerës së saj të tregut në dekadën e fundit.

Nike, e cila ka sloganin “Just Do It”, shpreson të tërheqë femra të reja dhe të vetëdijshme për modën me këtë marrëveshje me Kim, e cila u fotografua në bikini në Bahamas javën e kaluar. Kim, 44 vjeçe, e lançoi markën Skims në vitin 2019 dhe ka dominuar tregun e veshjeve modeluese përmes fushatave virale të marketingut.

Publiku ka supozuar se ky bashkëpunim, është një “lëvizje hakmarrëse”, pasi që një orë para se Kardashian ta publikonte postimin, ish-bashkëshorti i saj Kanye ka akuzuar Nike se ka vjedhur një model të atleteve të reperit.

Lexo edhe

Video