Tre muaj nga tragjedia në Novi Sad që pasoi me protesta masive kundër pushtetit në Serbi

Tre muaj nga tragjedia në Novi Sad që pasoi me protesta masive kundër pushtetit në Serbi

Tre muaj më parë qytetarët në Serbi u tronditën pas vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës së rindërtuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike nisën protestat e studentëve, të cilat ende po vazhdojnë, duke kërkuar përgjegjësi për këtë rast. Studentët po kërkojnë që të publikohet dokumentacioni i plotë për rindërtimin e stacionit.

Ata, gjithashtu, kërkojnë që të lirohen aktivistët që janë arrestuar gjatë protestave. Ndërkaq, duan që sulmuesit e protestave të dalin para drejtësisë.

Një aktakuzë kundër 13 personave të dyshuar për rastin tragjik, u ngrit në fillim të nëntorit nga Gjykata e Lartë e Novi Sadit.

Studentët morën përkrahje edhe nga bujqit të cilët bllokuan me traktorë rrugët kryesore në Beograd.

Që prej fundit të nëntorit, dhjetëra mijëra protestues janë në rrugët e Beogradit. Ata bllokuan edhe rrugët kryesore në kryeqendër.

Dorëheqjet erdhëm vetëm pas më shumë se dy muaj protesta masive në Serbi. Postin e kryeministrit e la Millosh Vuçeviq, ndërkaq u largua edhe kryetari i Komunës së Novi Sadit, Millan Gjurgjiq.


Kjo ndodhi pasi disa sulmues rrahën disa studentë me shkop bejsbolli.

Ky nuk është rasti i vetëm, ndaj studentëve pati dhjetëra sulme. Ata u goditën në forma të ndryshme, si dhe u përplasen nga makinat.

Duke treguar se dorëheqjet nuk mjaftojnë, studentët kanë vazhduar aksionet e tyre duke shkuar nga Beogradi në Novi Sad, në një marsh që nisi të enjten.

Të shtunën, në tre mujorin e shembjes së strehës, numër i madh i studentëve dhe qytetarëve kanë bllokuar tri ura në Novi Sad.

Njohësit e çështjeve politike thonë se Beogradi nuk ka parë protesta më masive që prej protestave që përmbysen pushtetin e Sllobodan Millosheviqit.

Për shembull, analistja Ivana Stradner duke komentuar protestat masive në gjithë Serbinë kundër regjimit të Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ato ngjasojnë me protestat e mëhershme ndaj atij që njihet si kasapi i Ballkanit.

Në dhjetor, presidenti i Serbisë tha se protestat nuk janë studentore, por sipas tij, ato kanë mbështetje nga jashtë./KosovaPress

https://kosovapress.com/bllokade-ne-novi-sad-qytetaret-pushtojne-urat-studentet-mberrijne-me-kolona

Lexo edhe

Video