Trajneri meksikan largohet i përgjakur nga fusha pas humbjes nga Hondurasi

Trajneri meksikan largohet i përgjakur nga fusha pas humbjes nga Hondurasi

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve CONCACAF, kombëtarja meksikane humbi 2:0 në Honduras, por trajneri meksikan Javier Aguirre u godit me kanaçe në kokë pas ndeshjes dhe i mbuluar në gjak u largua nga fusha.

Pas fishkëllimës së fundit, Aguirre shkoi drejt trajnerit vendas Reinaldo Rueda për ta uruar, por ai u godit nga një kanaçe plot që i gjakosi kokën.

Aguirre nuk reagoi ndaj goditjes, por vetëm tundi dorën duke buzëqeshur dhe vazhdoi të ecë drejt trajnerit tjetër.


Policia identifikoi personin përgjegjës për sulm, i cili është drejtuesi i grupit të tifozëve të kombëtares së Hondurasit.

Interesant është edhe reagimi i Aguirre, i cili mezi përmendi se çfarë ndodhi në konferencë.

“Nuk ka kuptim ta përmendim. Është futboll, nuk po ankohem”, tha Aguirre, por Konfederata e Meksikës dënoi ashpër incidentin dhe kërkoi një përgjigje të menjëhershme.

Lexo edhe

Video