Napoli është tronditur nga vdekja e të riut Diego De Vivo, një 14-vjeçar i cili u godit nga një sëmundje të mërkurën në mbrëmje në shkollën e futbollit napolitan Cantera Napoli që ndodhet në lagjen San Pietro a Patierno.
Kur djali u ndje i sëmurë, seanca ditore me shokët e klasës nuk kishte filluar ende: ndërhyrja e karabinierëve të njësisë operative dhe e një patrulle të lëvizshme nga zona e Napolit Stella ishte e menjëhershme.
Sipas analizave fillestare, shkruan “La Repubblica”, De Vivo u godit nga arresti kardiak. Trupi i pajetë është tashmë në dispozicion të Prokurorisë Publike të Napolit e cila do të urdhërojë autopsinë, përcjellë KosovaPress.
Cantera Napoli, i tronditur nga incidenti, ka pezulluar të gjitha aktivitetet. “Të shkatërruar nga humbja tragjike e Diego De Vivo-s tonë. U prefsh në paqe kampion” postimi social i shkollës së futbollit në Instagram.
Medita në Itali raportojnë gjithashtu se djali vdiq në fushë para syve të prindërve të tij që sapo e kishin shoqëruar në stërvitje.