Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi sot se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçani ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion, ndërkohë që lidhur me rastin është arrestuar ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë, Razmena Çekiq Duroviq.
Toshkovski në një konferencë për media tha se do të ketë përgjegjësi për personat që kanë dhënë licencën e punës.
Ai theksoi se në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur, ndërkohë që tre të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.
Alsat Mk raporton se klubi ka funksionuar me licencë të falsifikuar e cila mbante firmën e ish-sekretares shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë.
Zjarri ka rënë nga rreshti i fishekzjarrëve, që ndanin bandën muzikore, me turmën e të rinjve që kërcenin poshtë tribunës, përcjell KosovaPress.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.