Tragjedia në Koçan, shkon në 59 numëri i viktimave dhe 155 të lënduar

Ministri i Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski para pak çastesh deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155.

Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic.


“Deri në ora 11:30, sipas informacioneve të cilat i kemi, kanë ndërruar jetë 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit, 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas informacioneve që i mora rreth orës 12 është 155 persona, të njëjtit janë në shumë spitale në vend”.

Ndërkohë, Prokurori publik Ljupço Kocevski, në deklaratën e tij të parë për media pas zjarrit në Koçan, tha se sipas të dhënave fillestare, zjarri në diskotekën në Koçan ka gjasa të jetë shkaktuar nga mjete piroteknike, por theksoi se nuk mund të thotë asgjë më shumë sepse në vendngjarje është duke u bërë hetime.

Lexo edhe

Video