Pas tragjedisë së rëndë në diskotekën në Koçan të Maqedonisë së Veriut, një pjesë e familjeve përmes rrjeteve sociale tentojnë të marrin informacione për të afërmit e tyre.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi me numrat e telefonit të familjarëve për të dhënë informacione, shkruan Alsat.
Deri tani bëhet e ditur që diskoteka private ku ndodhi tragjedia ka punuar ndër vite. Janë ndërruar pronarët, por i ndaluari nga policia, pronari aktual licencën për punë e kishte deri më 24 mars.
Ndërkohë, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorësh që do të udhëheqë veprimet hetimore në Koçan, transmeton KosovaPress. Prokurorët, së bashku me shërbimet e tjera kompetente, janë në terren. Ekipi i prokurorëve përbëhet nga prokurorë nga Shkupi, Shtipi dhe Koçani, njoftojnë nga prokuroria lidhur me tragjedinë në Koçan, ku mbetën te vdekur 51 persona, ndërsa u lënduan 118 persona.