Kandidati për deputet nga Koalicioni Kosova Fituese Artan Nimani ka shprehur tronditjen me rastin e vdekjes tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës si pasojë e shembjes së një objekti.
AI ka ngushëlluar familjet Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e fëmijëve të tyre, duke theksuar se kjo është një dhimbje e madhe për familjet, shkollën dhe gjithë komunitetin.
“U prehshin në paqe! Ramë Mehmeti, Ideal Rama, Veton Morina, do të mbeteni gjithmonë në zemrat tona!”, thuhet në një postim në Facebook.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”