Tragjedia në Jabllancë, Lahi Brahimaj anulon të gjitha aktivitetet elektorale

Tragjedia në Jabllancë, Lahi Brahimaj anulon të gjitha aktivitetet elektorale

Ish-komandanti i UÇK-së dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka shkruar se Jabllanica e Gjakovës sot është e veshur nën petkun e zi.


Ai ka shkruar në Facebook se shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jetën e tre djemve në lule të rinisë, duke shembur edhe zemrat tona.

“Në këto momente të rënda për Jablanicën, Gjakovën dhe Kosovën, jemi pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për të ndarë dhembjen së bashku. Njëkohësisht ju njoftoj se sot pezulloj të gjitha aktivitetet elektorale që ishin të paralajmëruara”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video