Tragjedia në diskotekën e Koçanit, kjo është mosha e viktimave

Tragjedia në diskotekën e Koçanit, kjo është mosha e viktimave

Drejtorja e spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova në deklaratën e parë për media njoftoi se në këtë spital trajtohen rreth 20 pacientë me lëndime më të lehta, ndërsa të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Klinikat e Shtipit dhe Shkupit.

Serafimova zbardhi se një numër i madh i viktimave kishin ndërruar jetë në vendngjarje por disa prej tyre sapo kishin mbërritur në spital. Sipas drejtores së spitalit te Koçanit personat e vdekur janë nga mosha 14-24 vjeçare, raporton Tv 21.

“Atë që janë me letërnjoftime, që kanë pasur dokumente, janë identifikuar të parët, të tjerët presim të hyjnë familjarët e tyre, kjo është kompetencë e Prokurorisë Publike. Në çfarë moshe janë? Mosha është nga 14 vjet deri 24-25. Flas për të vdekurit. Për të lënduarit që kanë mbetur te ne janë nga 18 deri 23 vjet, sepse bëhet fjalë për diskotekë”, tha mes tjerash Serafimova.


Janë identifikuar për momentin vetëm ata që kane pasur me vete letërnjoftime. Personat që trajtohen në spitale kanë pësuar djegie dhe janë helmuar nga tymi i zjarrit, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, Instituti i Transfuziologjisë ka njoftuar se për momentin posedon sasi të mjaftueshme të gjakut dhe komponentëve të gjakut. Sipas këtij institucioni për momentin nuk ka nevojë për aksion të jashtëzakonshëm, duke shprehur falënderime për qytetarët që kanë treguar gatishmëri humane për një veprim të tillë.

Përndryshe, si pasojë e zjarrit që përfshiu diskotekën në Koçan, kanë vdekur 59 persona dhe 155 të tjerë janë lënduar. Ndërkohë, janë arrestuar katër persona.

Lexo edhe

Video