Tottenham mposht United, Liverpool nuk lejon befasi ndaj Wolves

Tottenham mposht United, Liverpool nuk lejon befasi ndaj Wolves

Tottenham Hotspur ka mposhtur sonte si vendës skuadrën Manchester United me rezultat 1:0, në ndeshjen e fundit të xhiros së 25-të të Premier ligës angleze në futboll.

James Maddison u dha epërsinë mikpritësve në minutën e 13-të, duke vendosur kështu rezultatin përfundimtar. Goditja e parë u realizua nga Lucas Bergvall dhe pas një pritjeje të Andrea Onana, anglezi e futi topin në rrjetë nga afër.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por rezultati mbeti i pandryshuar.


Tottenham renditet në pozitën e 12-të me 30 pikë, ndërsa United ka rënë në vendin e 15-të me 29 pikë.

Në ndeshjen tjetër Liverpool nuk lejoi befasi duke mposhtur Wolves me rezultat 2:1. “Të Kuqtë” erdhën në epërsi me golat e Diaz në minutën e 15-të dhe Sallah nga penalltia në minutën e 37-të. Mysafirët shënuan përmes Cunha në minutën e 67-të.

Liverpool vazhdon kryesimin e tabelës me 60 pikë, pason Arsenal me 53 pikë. Ndërsa Wolves mbetet pranë zonës së rrezikshme me 19 pikë, në pozitën e 17-të.

Lexo edhe

Video