Totaj merr pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA

Totaj merr pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj me ftesë nga Kongresistët amerikanë, ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit që sot u mbajt në Washington DC, SHBA.


Totaj ka shkruar në Facebook se përveç pjesëmarrjes së shumë personaliteteve të njohura nga e tërë bota, madhështinë e ceremonisë e ngriti edhe pjesëmarrja dhe fjalimi i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

“Zoti e bekoftë partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video