Torino mposht Milan

Torino mposht Milan

Skuadra e Torinos ka shënuar fitoren e shtatë në këtë edicion të garave në Serie A.

Dueli i sotëm ndaj Milan ishte mjaft i vështirë për skuadrën që tashmë renditet në pozitën e 11-të të tabelës me 31 pikë.

Ndërsa Milan pësoi humbjen e gjashtë këtë edicion të garave dhe renditet në vendin e shtatë me 41 pikë, dhe deri në fund të kampionatit e pret luftë e madhe për të siguruar pozitën që do t’i sigurojë kualifikimin në garat evropiane.

Malick Thiaw shënoi autogol në minutën e 5-të, duke i siguruar epërsinë ekipit nga “Olimpico” prej 1:0.


Në minutën e 74-të Milan u rikthye në lojë me golin e Tijjani Reijnders, por vetëm  për pak, pasi skuadra Torino shënoi përmes Gvida Gineitis në minutën e 76-të për epilogun prej 2:1.

Në ndeshjet e tjera të ditës Parma fitoi ndaj Bologna me rezultat 2:0, ndërsa Venezia dhe Lazio përfunduan baras – 0:0.

Sonte luajnë Inter-Genoa, ndërsa të dielën në program janë takimet Como 1907-Napoli, Hellas Verona-Fiorentina, Empoli-Atalanta dhe Cagliari-Juventus.

Xhiroja e 26 e Serie A përmbyllet të hënën me duelin Roma-Monza nga ora 20:45.

Në tabelë prin Napoli me 56 pikë, pasojnë Inter 54, Atalanta 51, Lazio 47, Juventus 46, Fiorentina 42.

Lexo edhe

Video