Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka treguar mbështetjen e fuqishme që kanë marrë në Malishevë.
Pas tubimit të mbajtur, Tolaj ka thënë se mbështetja e qytetarëve ka dëshmuar edhe njëherë Kosovën fituese.
“Sot, ishim në Malishevë, ku koalicioni AAK-Nisma, gjeti mbështetje të fuqishme nga qytetarët, duke dëshmuar edhe njëherë Kosovën fituese”, ka shkruar Tolaj.
Tolaj, i cili mban numrin 34 në listën e AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, synon reformë të thellë në shëndetësi.
Një prej pikave kryesore të vizionit të tij përfshinë edhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore për të ofruar shërbime cilësore në çdo rajon të vendit.
Artikull i sponsorizuar