“Tirana, kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama: Simbol i transformimit

“Tirana, kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama: Simbol i transformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar transformimin e Tiranës në eventin e titulluar “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Ai ka theksuar se fazat e zhvillimit të kryeqytetit shqiptar janë vlerësuar e njohur ndërkombëtarisht.

Edi Rama përmendi vlerësimet ndërkombëtare nisën me shpalljen e Tiranës “Kryeqytet i Rinisë” në vitin 2022, në 2023 mori titullin “Kryeqyteti Evropian i Sportit” dhe në 2024 u njoh si “Kryeqyteti i Turizmit”.

“Desha ta nis duke ju referuar një shprehjeje të Eqerem Çabejt, që thotë ‘nëse do të njohësh një komb, ec në rrugicat e tij’. Sot nuk është e thjeshtë të ecësh në rrugicat e qytetit tonë për arsye të një transformimi që është transformimi më i madh që qyteti ka njohur në historinë e tij. Sot ato rrugica dhe rrugët e Tiranës në tërësi janë dëshmitarë të një transformimi te jashtëzakonshme dhe për të 4 vit me radhë zgjidhet si një ndër kryeqytetet ku diçka i mbetet të mbaj në formën e një pishtari të ndezur. Në 2022 kryeqyteti i rinisë, në 2023 kryeqyteti evropian i sportit, 2024 kryeqytet i turizmit dhe këtë vit kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut që do të thotë që këtë transformim nuk e shohim vetëm ne por dhe të tjerët që na kanë parë si kemi qenë dhe si jemi dhe na respektojnë dhe admirojnë për sa shumë kemi arritur të bëjmë”, u shpreh Edi Rama, shkruan RTSh.


Rama theksoi edhe marrëdhëniet harmonike ndërfetare që e karakterizojnë vendin. Ai tha gjithashtu se ky status i bën shqiptarët më tërheqës për vizitorët dhe do të kontribuojë në forcimin e rolit të Shqipërisë si një urë mes Lindjes dhe Perëndimit përmes Mesdheut.

“Ky moment i Tiranës si kryeqytet mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut shkon përtej Tiranës si vlerësim për kulturën dhe mënyrën tonë të bashkëjetuarit ku harmonia fetare është shumë d.m.th. saqë Papa Francesku e pagëzoi si vëllazëri fetare. Të qenit kryeqytet mesdhetar dhe kryeqytet evropian na bën nder dhe për faktin që Mesdheu është 1.000 gjëra bashkë dhe fakti që ne e kemi përqafuar këtë na bën edhe më shumë tërheqës dhe do na jap mundësinë që të jermi një urë e Mesdheut. Ky vit është një shans për ta forcuar më të këtë mesazh dhe shumë shpejt do të lancojmë një konkurs të madh kombëtar të cilin e kemi konceptuar bashke me presidentin e Emirateve te bashkuara që është konkursi për një park të madh të besim që është një ide e hershme që i ka ardhur koha për tu realizuar dhe fal bashkëpunimit me ta kemi përcaktuar territorin i cili do të jetë në periferi të kryeqytetit një park i madh që do të jetë hapësirë për të gjithë besimtarë dhe jo besimtarë. Do të jetë një park ku vizitorët do të gjejnë të gjitha lulet, bimët apo frutat që përmenden në librat e shenjtë”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se Tirana do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh kulturore gjatë vitit, duke përfshirë ekspozita, koncerte dhe ngjarje të tjera që do të theksojnë dhe pasqyrojnë vlerat e qenies mesdhetare. Rama theksoi se këto aktivitete do të kontribuojnë në forcimin e pozicionit të Tiranës si “Kryeqyteti i Kulturës në Mesdhe”, duke e bërë qytetin një qendër të rëndësishme kulturore në rajon dhe më gjerë.

Sipas tij, Tirana do të ketë një numër të madh aktivitetesh ekspozitash, koncerte dhe ngjarje kulturore që do të krijojnë mozaikun e qenies mesdhetare në funksion të të qenit kryeqytet i kulturës në Mesdhe.

Lexo edhe

Video