Manchester City pësoi një tjetër humbje të rëndë, kësaj radhe nga lideri Liverpool dhe vetëm sa konfirmoi vazhdimin e krizës.
Për “qytetarët” kjo është humbja e tetë dhe e gjashtë në shtatë ndeshje pa fitore.
Në kuadër të xhiros së 13-të të kampionatit anglez, lojtarët e Arne Slot festuan me rezultat 2:0.
Me këtë humbje, skuadra e Pep Guardiola ra në vendin e pestë të tabelës me 23 pikë.
“Jam shumë krenar për gjashtë titujt e mi në Premier Ligë. Nuk e prisja që Anfield të këndonte për shkarkimin tim, por është në rregull. Kur fiton, buzëqesh”, tha Guardiola pas ndeshjes.
Skuadra e tij do të kërkojë një shans për ta thyer fatin e keq më 4 dhjetor kundër Nottingham Forest.